Planet Resort
vendi i shijes

Historiku

Rreth nesh

Resort Planet është një biznes që operon një restorant familjar dhe një hotel në fshatin Kmetovc në Gjilan. Biznesi është në pronësi të përbashkët të një gruaje ndërrmarëse.
Resorti është i pozicionuar në një zonë rurale dhe ka të punësuar njerëz nga komuniteti lokal.

Lokacioni dhe shërbimet e resortit u ofrojnë klientëve një mënyrë të veçantë për të eksperiencuar natyrën e Kosovës. Restoranti është i ndërtuar nga gurë dhe dru të recikluar të cilët janë mbledhur për t’i dhënë ndërtesës një model tipik tradicional. Menyja e restorantit është e pasur me ushqime të ndryshme dhe tradicionale të cilat përgaditen me përbërës të freskët vendorë për të promovuar trashëgiminë dhe kuzhinën tonë.

Restoranti ka filluar punën në vitin 2003 me një numër shumë të vogël tavolinash dhe me një meny minimale. Nga viti në vit, biznesi ka shënuar rritje të suksesshme, dhe kërkesat nga klinetët janë rritur dukshëm.

Antikiteti dhe thesaret fantastike
dallohen në sallat tona.

Organizimi i eventeve

Eventet

Planet Event është një ambient familjar në të cilin modernja dhe tradicionalja janë së bashku. Antikiteti dhe thesaret fantastike dallohen në modelet e ndryshme te sallave tona.

Rezervimet

Rezervoni vendin tuaj të preferuar duke na kontaktuar në numrin e telefonit:

+383 44 134 073